Manjani ironizon, Salianji pyet: Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit?

Shqipëria

Manjani ironizon, Salianji pyet: Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit?

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:57
Ylli Manjani

Ndërsa dilemat për audio përgjimin e Agron Xhafajt dhe konkluzionet e prokurorisë që kërkoi arrestimin e dy personave vijojnë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka një tjetër pyetje. Manjani ‘përzien’ në këtë histori edhe aktorin Agron Llakaj dhe pyet me ironi se zërin e kujt kanë çuar për ekspertim jashtë vendit.

“Ore zërin e kujt paskan çuar për ekspertim këta, të Agron Xhafajt apo të Agron Llakajt?! Nuk ndalojnë së gënjyeri…”,shkruan Manjani.

Kurse deputeti demokrat, Ervin Salianji pyet në FB se përse policia nuk e nxjerr arrestimin e Alizotit.

“Në Open, akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt. Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.
Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt? 
Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?
Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat