Sali Berisha: Dy të rinjtë në Novi Sad u rrahën shtazërish vetëm pse folën shqip

Shqipëria

Sali Berisha: Dy të rinjtë në Novi Sad u rrahën shtazërish vetëm pse folën shqip

Nga: A.M. Më: 9 tetor 2018 Në ora: 14:24
Sali Berisha

Pas u rrahën brutalisht nga serbët dy shqiptarë në Novi Sad, ka reaguar Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky është një akt racist, kriminal çnjerëzor dhe primitiv, dhe ju ka bërë thirrje autoriteteve zyrtare të vendosin menjëherë para ligjit autoret dhe nxitësit e këtij krimi te shëmtuar.

Postimi i plotë:

“Nje akt dhune raciste e denueshme!

Rrihen shtazerisht ne Novi Sad dy te rinj shqiptar per fajin se po flisnin shqip!

Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbesh kane sulmuar dje dhe goditur kafsherisht dy te rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekes me pune ne ate qytet, i cili po lufton me vdekjen ne spital dhe shokun e tij ne gjendje jo te rende.

Duke uruar sherim te plote viktimave te ketij akti racist, kriminal çnjerezor dhe primitiv, ju bej thirrje autoriteteve zyrtare te vendosin menjehere para ligjit autoret dhe nxitesit e ketij krimi te shemtuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat