Pagoi qiranë e tokës me para false, arrestohet përmetari

Shqipëria

Pagoi qiranë e tokës me para false, arrestohet përmetari

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:52
Ilustrim

Një 64-vjeçar është arrestuar pasi pagoi qiranë e tokës me para false.

Nga punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë Përmet në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i Barjam Sejat, 64 vjeç, banues në Përmet.

Arrestimi i tij u bë pasi i kishte marë me qera tokat e A.H, 70 vjeç, banues në Durrës, qeranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 42 kartemonedha të prerjes 1000 lekëshe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat