Xhafaj-Bashës: Ke qenë ministri i Brendshëm më i paaftë, rezultatet flasin për punën tonë - Bota Sot
Xhafaj-Bashës: Ke qenë ministri i Brendshëm më i paaftë, rezultatet flasin për punën tonë

Shqipëria

Xhafaj-Bashës: Ke qenë ministri i Brendshëm më i paaftë, rezultatet flasin për punën tonë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 00:01
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar ndaj deklaratave të Lulzim Bashës për gjendjen e rendit në vend, ku në një postim në rrjetet sociale, ministri i vlerëson ato si të pavërteta.

Xhafaj shkruan se Basha është ish-ministri i Brendshëm më i paaftë në vite në vendin tonë. Më tej, ai poston edhe disa shifra, ku thotë se rezultatet janë ato që shprehin të vërtetën.

“Basha, tha sot: Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite. Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, shkroi ministri Xhafaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...