“Dorëzohet” Ervis Martinaj, braktis spitalin privat dhe dërgohet në…

Shqipëria

“Dorëzohet” Ervis Martinaj, braktis spitalin privat dhe dërgohet në…

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 08:47
Ervis Martinaj

I plagosuri i ish-Bllokut, Ervis Martinaj është larguar nga spitali privat. Ai do të vijojë të mjekohet në spitalin e burgut. Oficerët e Policisë së Burgjeve kishin kërkuar që Ervis Martinaj të largohej nga spitali, por ai ka vendosur të largohet vullnetarisht. Dje në mbrëmje Martinaj ka vendosur që të braktisë spitalin privat dhe të mjekohet në spitalin e burgut.

Më parë, punonjësit e policisë së burgjeve kishin tentuar të merrnin të plagosurin. Por, ata kishin hasur kundërshti dhe ishin penguar nga punonjësit e spitalit privat. Sipas oficerëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë.

Ndërsa në krah të të plagosurit kishin dalë edhe mjekët. Ata ishin shprehur se gjendja e pacientit të tyre paraqitej e rëndë.

Po ashtu mësohet se tentativa e marrjes së Martinajt për në spitalin e burgut ka kaluar me tensione mes bluzave të bardha dhe policëve.

Kujtojmë se mbrëmjen e 4 tetorit, në zonën e ish-Bllokut një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Policia sqaroi se dy të plagosurit, Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç janë arrestuar. Nga të shtënat humbi jetën 28-vjeçari me Fabian Gaxha.

Ndërsa, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, Fabio Allushi, dhe Mevjol Bilo. Mes këtyre dy grupeve pati një konflikt brenda një lokali, që degjeneroi në përdorimin e armëve duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat