Arrestohet një prej të fortëve të Fierit - Bota Sot
Arrestohet një prej të fortëve të Fierit

Shqipëria

Arrestohet një prej të fortëve të Fierit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:16
Pamje nga arrestimi

Forca e Ligjit ka arrestuar në flagrancë një prej të fortëve të Fierit. FNSH, në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim, kanë vënë në pranga Ilir Boriçin.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe një shpatë, në zotërim të 42-vjeçarit.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Aktualisht, ky shtetas ishte në masën “detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...