Ja paralajmërimi i fundit i Ramës

Shqipëria

Ja paralajmërimi i fundit i Ramës

Nga: N. Sh Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:38
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar për herë të fundit të gjithë portalet që ende reklamojnë biznese bastesh, që t’i heqin ato sa më parë, pasi ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre.

Ai thotë se çdo paralajmërim është i jashtëligjshëm, ndërsa portalet të cilat nuk i largojnë ato, ai paralajmëron se do të mbyllen, transmeton gazeta "Bota sot".

“Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj””, ka shkruar Rama në Twitter.

Një ditë më parë, Rama tha se të gjithë mediet dhe portalet kanë 24 orë kohë për të hequr reklamat e kompanive të basteve, në të kundërtën do të mbyllen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat