Rama: Platforma e bashkëqeverisjes të gjen “mikun”, këtu denonconi, jo tek Facebook-u im

Shqipëria

Rama: Platforma e bashkëqeverisjes të gjen “mikun”, këtu denonconi, jo tek Facebook-u im

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:54
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e radhes me qellim sensibilizimin e njerezve qe ti drejtohen Platformës se Bashkëqeverisjes, sa here qe ata gjejne pengesa ne administrate.

Gjate ketij takimi, kreu i qeverisë tha se platforma hyn “mik” për çdo person që ka një hall.

“Përtej kënaqësisë që çdo njeriu i japim fjalët e mira, platforma e bashkëqeverisjes nuk është kontribut personal por është sistem i shkëlqyer që ka kapërcyer epokën e vjetër të zyrave të ashtuquajtura marrëdhënie me publikun. Që s’kanë bërë as 1/100 e punës që po bëjmë ne. Platforma të gjen “mikun” që të të zgjidhë punë’, tha Rama

Rama nenvizoi se denoncimet duhet të bëhen te “shqipëriaqëduam.al” dhe jo te Facebook-u i tij, apo ndonjë adresë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat