Këto ditë prezantohet reforma e titujve të pronësisë - Bota Sot
Këto ditë prezantohet reforma e titujve të pronësisë

Shqipëria

Këto ditë prezantohet reforma e titujve të pronësisë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:19
Edi Rama

Në takimin e përjavshëm me qytetarë të cilët kanë gjetur zgjidhje për hallin e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se megjithë shkëputjen e mësuesve nga partitë politike, ka ende disa drejtorë të cilët duhen larguar nga detyra

Edi Rama: "Ende nuk e kemi shkëputur drejtimin e shkollës nga kthetrat e politikës. Një pjesë duhet të largohen një orë e më parë nga drejtimi i shkollave"

Duke qenë se ankesat më të shumta vijnë nga hipotekat, Rama ljmëroi se në ditët që vijnë ministrja e Drejtësisë do të prezantojë reformën e re të bashkimit të institucioneve që lidhen me titujt e pronësisë

Edi Rama: "Këto ditë ministrja e Drejtësisë do të hapë konsultimin publik për projektin e një reforme rrënjësore e cila do të bashkojë AULIZNI-n dhe hipotekën në një institucion të vetëm."

Në pritje të dhënies së rezultateve nga reformat, Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të shkruajnë në platformë pasi merr shumë pak kohë dhe shumë prej problemet e tyre mund të marrin zgjidhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...