“Xhisiela” çon në prokurori Lulzim Bashën

Shqipëria

“Xhisiela” çon në prokurori Lulzim Bashën

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:42
Lulzim Basha dhe Xhisila Maloku

Në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokur prokuroria ka thirrur për të dëshmuar edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ditën e premte Basha do të pyetet nga prokurorët e çështjes për dijeninë e tij në lidhje me këtë temë.

Po për këtë çështje kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e ka paditur Bashën për shpifje, fyerje dhe shpërdorim detyre.

PD akuzon Taulant Ballën se ka kërcënuar ish-oficerin e policisë Emiljano Nuhu.

Ndërsa dy ditë më parë pas një shpërthimi me tritol të ndodhur në shtëpinë e gjyshërve të Xhisiela Malokut, kjo e fundit akuzoi Partinë Demokratike si autorë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat