Bandat? Xhafaj: Deklaratat e Bashës, shpifje bajate - Bota Sot
Bandat? Xhafaj: Deklaratat e Bashës, shpifje bajate

Shqipëria

Bandat? Xhafaj: Deklaratat e Bashës, shpifje bajate

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:41
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, për shtim të krimit të vend ku sipas tij.

Në postimin e tij, Xhafaj ka hedhur poshtë akuzat e Bashës se shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht territorin, ekonominë dhe pushtetin.

Sipas ministrit të Brendëshëm deklarata e një dite më parë e kreut të opozitës ka qenë gënjeshtra e radhës.

“Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!”, shkruan ai.

Ministri e ka shoqëruar statusin e tij edhe me dy tabela ku tregon rënien e nivelit të vjedhjeve me armë dhe dhunë, duke krahasuar 2018-ën me 2010-ën, kohë në të cilën Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.

“Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!”, shkruan Xhafaj në “Twitter”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...