Artan Hoxha zbuloi kush e filmoi Fredi Alizotin

Shqipëria

Artan Hoxha zbuloi kush e filmoi Fredi Alizotin

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 23:03
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Repolitix”, në Report Tv zbuloi se kush është personi që filmoi Fredi Alizotin, në video-përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme.

Hoxha tha se bëhet fjalë për nje funksionar të lartë të policisë.

“Kishte ndërhyrje në video, nuk kishte time code, zëri që e ka pyetur është ndryshuar, ajo që dëgjova dhe nga konsultimi me dosjen më rezulton se personi që e ka pyetur Fredi Alizotin është një ish-funksionar i policisë së shtetit”, deklaroi Artan Hoxha.
Sipas të dhënave të gazetarit bëhet fjalë për Florenc Hoxhën, ish-kreun e Policisë Bashkiake në Tiranë, në vitin 2011-2015.

Deputeti Ervin Salianji e publikoi në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme videon ku është filmuar Fredi Alizoti i dosjes “Babalja”, i cili rrëfen se është përdorur nga policia dhe e kanë çuar në Prokurori për ta shantazhuar, shkruan Newsbomb.

Deputeti Salianji tha se Fredi Alizoti nuk ishte në dijeni që po filmohej, teksa rrëfente se është marrë nga policia për të deklaruar se është ai personi që bënte zërin e Agron Xhafajt duke folur në telefon me “babalen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat