'Ktheji përgjigje Saliut e Lulit, atë bëj!', çfarë e nxehu Bashkim Finon gjatë seancës së sotme

Shqipëria

'Ktheji përgjigje Saliut e Lulit, atë bëj!', çfarë e nxehu Bashkim Finon gjatë seancës së sotme

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:31
Bashkim Fino dhe Ditmir Bushati

Në seancën e sotme plenare, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe dhe ministri Arben Ahmetaj kanë diskutuar në lidhje me ligjshmërinë fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pas fjalës së deputetit të PS-së, Erjon Braçe ish-kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino duartrokiti fjalën e kologut të tij.

Në këtë moment ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka filluar të qeshë, gjest i cili nuk ka mbetur pa përgjigje nga ana e Finos.

Bashkim Fino, deputet: Mos qesh, je i akuzuar nga PD-ja për vjedhje votash. Ktheji përgjigje Saliut e Lulit, atë bëj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat