Peza: Vëllanë e ke trafikant droge. Alibeaj: Si i bëre 1 milionë euro? - Bota Sot
Peza: Vëllanë e ke trafikant droge. Alibeaj: Si i bëre 1 milionë euro?

Shqipëria

Peza: Vëllanë e ke trafikant droge. Alibeaj: Si i bëre 1 milionë euro?

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 23:14
Foto

Çështja “Babale” ka sjellë tension dhe debate të ashpra në emisionin “Open” në Top Channel, ku veçohet debati mes Enkelejd Alibeajt dhe Alferd Pezës.

Teksa deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ishte duke folur për çështjen e cila e përfshin vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn në trafikun e drogës, gazetari Alferd Peza ka akuzuar se vëllai i deputeti demokrat është i përfshirë në trafikun e drogës.

Ndërsa Alibeaj i përmendi faktin se askush nuk mund të bëjë 1 milionë euro me djersën e ballit.

Alfred Peza: Ti e ke vëllain siç e ka Xhafaj dhe ky është morali jot.

Enkelejd Alibeaj: Ti ke 1 milion euro dhe…

Alfred Peza: I kam bërë me punën si gazetar.

Enkelejd Alibeaj: Kush është ai shqiptar që ka një milion euro me djersën e ballit.

Alfred Peza: Ky e ka vetë vëllain trafikant droge.

Enkelejd Alibeaj: Po i vidhni dhe po i rripni shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera