Tatimet/ Edhe 10 ditë afat për të ndryshuar të dhënat e kontakteve të subjekteve

Shqipëria

Tatimet/ Edhe 10 ditë afat për të ndryshuar të dhënat e kontakteve të subjekteve

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 07:51
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje biznesit të vogël, të mesëm por edhe të madh, që të ndryshojnë të dhënat e tyre të kontaktit, në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik deri më datën 22 tetor.

Sipas Tatimeve, kjo po bëhet me qëllim përmirësimin e komunikimit. DPT synon informimin korrekt dhe të vazhdueshëm të tatimpaguesve, në mënyrë që ata të njihen me legjislacionin tatimor, deklarimet elektronike, si dhe shërbimet e reja që ofrohen nga Administrata Tatimore.

Për të përditësuar kontaktet, tatimpaguesit duhet të ndjekin këto hapa të thjeshtë:

Pasi të keni hyrë me anë të të dhënave tuaja në llogarinë e-Filing, përmes faqes zyrtare tatime.gov.al klikoni në menynë e-Filing im.

Në rubrikën “Informacioni i Përgjithshëm i Tatimpaguesit”, klikoni butonin “Ndrysho të dhënat e kontaktit”.

Pasi të keni vendosur të dhënat e reja/të përditësuara (numri i telefonit, adresa, email-i) klikoni butonin “Ruaj”.

Tatimpaguesit kanë mundësi të përditësojnë të dhënat e tyre në e-Filing, sa herë që i ndryshonjë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat