Fushatë kundër fenomenit të trafikimit në gjimnazet e Tiranës - Bota Sot
Fushatë kundër fenomenit të trafikimit në gjimnazet e Tiranës

Shqipëria

Fushatë kundër fenomenit të trafikimit në gjimnazet e Tiranës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:13
Pamje nga trajnimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se në gjimnazet e kryeqytetit është ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese dhe informuese kundrejt çdo forme apo mënyre për të parandaluar një fenomen të tillë.

Kështu, kjo fushatë është ndërmarrë nga stafi i Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit dhe sipas ministrisë janë disa çështje që shihen me prioritet rreth këtij fenomeni si: puna ose shërbime të detyruara, shfrytëzimi seksual, heqja e organeve, skllavëria ose shfrytëzimi në punë etj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për të raportuar çdo rast të dyshimtë në numrin falas të vënë në dispozicion 116006 si dhe përmes aplikacionit “Raporto dhe Shpëto”. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera