Zbulohet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë: Fëmija vrau veten me çifte - Bota Sot
Zbulohet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë: Fëmija vrau veten me çifte

Shqipëria

Zbulohet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë: Fëmija vrau veten me çifte

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:41
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se 13-vjeçarja Kasandra Brahaj, që humbi jetën nga plagët e armës së zjarrit dje, dyshohet se ka vrarë veten me çiften e të atit.

K. B., 13 vjeçe, që u gjet e plagosur me armë zjarri në shtëpinë e saj, u dërgua  për ndihmë mjekësore në spital nga i ati, shtetasi Xh. B., por nuk arriti të jetonte. Pas ngjarjes, u ngrit një grup i posaçëm hetimor që në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale si kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve, i ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera