Shtyhet seanca për Ahmet Ajetin, personin që donte të vriste Lulzim Berishën - Bota Sot
Shtyhet seanca për Ahmet Ajetin, personin që donte të vriste Lulzim Berishën

Shqipëria

Shtyhet seanca për Ahmet Ajetin, personin që donte të vriste Lulzim Berishën

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:45
Ahmet Ajeti

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar ditën e sotme për Ahmet Ajetin, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Lulzim Berishën. Ajeti është duke u rigjykuar, ndërsa sot, pritej hapja e shqyrtimit gjyqësor. Mirëpo seanca ka dështuar për të dytën herë, për shkak se nuk është bërë njoftimi i Lulzim Berishës. Gjykata tha se Policia e Durrësit ka dërguar një shkresë në banesën e Lulzim Berishës, e ndërsa është përgjigjur motra, e cila tha se vëllai i saj ishte jashtë shtetit.

Nga ana tjetër, gjykata ka dalë në përfundimin se Lulzim Berisha ndodhet në Shqipëri, duke marrë parasysh sistemin TIMS. Në këto kushte, prokurori i çështjes Behar Dibra ka konsideruar që Lul Berisha të konsiderohet si i panjoftuar dhe të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij. Prokurori shtroi pretendimet në gjykatë e se kjo e fundit ka shtyrë seancën për më datë 25 tetor 2018. Në këtë seancë të shkurtër ku nuk ishin të pranishme të gjitha palët, u tha se do të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë njoftimin e Lulzim Berishës. Sërish do të shkojnë njoftime në drejtim të banesës së Lul Berishës në zonën 5 në Durrës, por emri i tij do të afishohet edhe në faqen zyrtare të Krimeve të Rënda në kryeqytet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera