Video përgjimi/ Zbardhet dëshmia e Salianjit në Prokurori

Shqipëria

Video përgjimi/ Zbardhet dëshmia e Salianjit në Prokurori

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:04
Ervin Salianji

Zbardhet dëshmia që dha sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PD-së Ervin Salianji lidhur me çështjen e audiopërgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm.

Salianji ka treguar ku e ka siguruar videon e dytë, ku shfaqet Fredi Alizoti. “Videon me Alizotin ma solli në PD, Florenc Hoxha. Hoxha më tha se një person kërkonte takim”, mësohet të ketë thënë deputeti.

Salianji ishte thirrur në Prokurori si person nën hetim, i paditur nga vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj për kallëzim të rremë lidhur me audipërgjimin:

 "Që ta kuptojnë qytetarët, unë jam person nën hetim për shkak se kallxuesi – viktimë, Agron Xhafaj, i burgosur dhe në burg sot, krimineli i dënuar për trafik droge më ka kallxuar mua dhe gazetarin investigativ'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat