Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dëshmuar sot në prokurorinë e kryeqytetit për rreth 25 minuta pas padisë së Taulant Ballës për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje për rastin e Xhisiela Malokut.
Pasi doli nga prokuroria Basha tha edhe njëherë se ishet kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin duke iu referuar deputetit Balla.
Mirëpo pas kësaj deklarate ka reaguar sërish deputeti i PS përmes një postimi në Facebook.
Balla ironizon Bashën, ndërsa e pyet atë nëse i çoi ndonjë provë të re gjykatës kundër tij. Gjithashtu i sigurt se do të dëmshpërblehet nga gjyqi, Balla tha se me ato para do të ndërtojë një kopësht të ri në Librazhd.
Balla shkruan:
Lulzim, se sa i vendosur je ti e dine te gjithe, po ndonje prove per akuzat ndaj meje i’a dhe prokurorise? Se ne fund nuk eshte ne kazan qe ndahet e verteta, po me pas edhe ne gjykate per dem moral dhe aty do te ta mas koken mire, se me leket qe do paguash si shpifes do rindertoj nje kopesht te ri ne Librazhd o pinok”