Letërporosia konfirmon kontratat e KQZ-së, Prokuroria: Presim deklarimet e Nicolas Muzin

Shqipëria

Letërporosia konfirmon kontratat e KQZ-së, Prokuroria: Presim deklarimet e Nicolas Muzin

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:46
Lulzim Basha në mbledhje me deputetë

Prej tre javësh në Prokurinë e Tiranës ka mbërritur përgjigja e letërporosisë nga Amerika për dosjen hetimore të lobimit ndaj Partisë Demokratike.

Të kontaktuar nga ReportTv pjestarë të grupit hetimorë sqaruan se kjo përgjigje ka mbërritur dhe konfirmon me vulë apostile kontratat të cilat janë sekuestruar edhe më parë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë në kërkesë të letërporosisë prokurori Gjergji Tkao kishte kërkuar edhe deklarimet e shtetasit Nicolas Muzin, por këto ende s'kanë mbërritur sqaruan burimet.

Në këto kontrata, sipas hetuesve konfirmohet një marrëdhënie në vlera ekonomike prej 165 mijë dollarë por e gjitha është paguar pasi një pjesë e marveshjes është anulluar.

E ndërsa ky hetim ka nisur muaj më parë kryesisht nga prokuroria e tiranës pas raportimit në media të faktit se PD kishte fshehur një lobim 500 mijë dollarësh.

Hetimi është regjistruar pa emër autori dhe për të hedhur dritë mbi këto transaksione pritet mbërritja e deklarimeve të Nicolas Muzin ndërsa më parë kanë dëshmauar financieri i PD-s dhe sekretari Arben Ristani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat