NATO hap një bazë ajrore në Shqipëri, aty ku dikur ishin avionët sovjetikë

Shqipëria

NATO hap një bazë ajrore në Shqipëri, aty ku dikur ishin avionët sovjetikë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Kuçova që dikur ishte ‘pista’ e forcave të fuqishme ajrore sovjetike, është vendosur të bëhet baza ajrore e NATO-s me gjithë kënaqësinë e ish-pilotëve të saj që dëshirojnë të dëgjojnë zhurmën e motorëve përsëri.

Shqipëria tërhoqi MiGs 224 sovjetike dhe kineze (një lloj avioni luftarak rus), dhe që nga viti 2009, fqinjët e NATO-s Italia dhe Greqia monitorojnë hapësirën ajrore të saj, njofton Klan Kosova.

Kjo çoi në rënien ekonomike në zonën e Kuçovës, e cila u quajt “Qyteti Stalin” gjatë epokës së regjimit komunist, raporton Reuters.

“Baza është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, pasi do ta transformojë Kuçovën në bazën e parë ajrore të NATO-s për rajonin”, tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për Reuters.

NATO do të investojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe stërvitje, tha Xhaçka.

Shqipëria mendon se ka fituar një transformim me këtë investim në bazën e Kuçovës për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe kontributin në misionet paqeruajtëse të NATO-s anembanë botës.

“Rajoni në tërësi është në një proces të pakthyeshëm integriteti Euro-Atlantik”, shtoi Xhaçka.

Ndërkaq lajmet që do të hapet kjo bazë ushtarake kanë nxitur shpresa në Kuçovë.

Qytetarët e shohin projektin si një mundësi e mirë ekonomike për një zonë që është e rrënuar nga emigrimi dhe papunësia.

Gjeneratat e fundit e pilotëve të trajnuar, tani në pesëdhjetat e tyre të hershme, janë ‘të etur’ për të dëgjuar zhurmën e motorëve përsëri.

Ndërsa në këtë vend që dikur ruante mjetet ushtarake sovjetike, sot është bërë një fushë ku kullosin delet dhe këndojnë zogjtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat