Tentoi të vrasë Lul Berishën, dështon seanca ndaj Ajetit nga Kosova - Bota Sot
Tentoi të vrasë Lul Berishën, dështon seanca ndaj Ajetit nga Kosova

Shqipëria

Tentoi të vrasë Lul Berishën, dështon seanca ndaj Ajetit nga Kosova

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:06
Ahmet Ajeti

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi seancën e radhës për Ahmet Ajetin, i dënuar për tentativën e vrasjes ndaj Lul Berishës. Kosovari Ajeti është duke u rigjykuar, ndërsa sot pritej hapja e shqyrtimit gjyqësor. Por, seanca dështoi pasi, për të dytën herë, nuk është bërë i mundur njoftimi i Lul Berishës. Sipas gjykatës, Policia e Durrësit ka çuar njoftimin në adresën e Lul Berishës, ndërsa me anë të një shkrese ka kthyer përgjigje motra e tij, duke thënë se ai nuk ishte në Shqipëri.

Nga ana tjetër, referuar të dhënave të sistemit TIMS, gjykata tha se Lul Berisha rezulton të jetë brenda vendit. Në këto kushte, prokurori Behar Dibra kërkoi që të konsiderohej si i panjoftuar dhe të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij.

Pretendimet e prokurorit u pranuan edhe nga gjykata, që shtyu seancën për në datën 25 tetor, ndërsa bëri të ditur se do të ndiqen të gjitha rrugët për të bërë të mundur njoftimin e tij. Nga njoftimi në adresën e banimit deri te afishimet në faqen zyrtare të Krimeve të Rënda dhe në Njësinë numër 5, në Durrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera