Mbyllja e basteve, mazhoranca i ka votat - Bota Sot
Mbyllja e basteve, mazhoranca i ka votat

Shqipëria

Mbyllja e basteve, mazhoranca i ka votat

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:20
Kuvendi i Shqipërisë

“Këtë herë ne i kemi votat për të miratuar mbylljen e lokaleve të basteve dhe zhvendosjen nga zonat e banuara të kazinove elektronike brenda datës 31 dhjetor 2018”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, do të donte ta bënte më parë këtë gjë, ashtu siç  kishte premtuar, por nuk mundi dot, “sepse rezistenca ishte e madhe”.

“Kur shkoi në parlament ligji për largimin e kazinove elektronike nga zonat e banuara, pati rezistencë brenda koalicionit qeverisës. Ishte i pari dhe i fundit rast gjatë mandatit të parë, që kundër vullneti tim, pranova një kompromis të keq, shtyrjen e afatit të mbylljes së kazinove elektronike deri në dhjetor 2018”, tha Rama.

E di që kam zhgënjyer e mërzitur shumë njerëz atëherë, por nuk munda dot, tha Kryeministri, duke shtuar se “kam qenë vetë më i mërzituri besoj nga kjo gjë”.

Ndaj, vijoi ai, “i mirëkuptoj sot ata që nuk e besojnë akoma se do të ndodh vërtetë në këtë 31 dhjetor”. Kryeministri u shpreh besimplotë se, “këtë herë asnjë deputet i grupit parlamentar të PS-së nuk do të lëkundet, as nga joshjet, as nga ndonjë presion i atyre që do të humbasin miliarda nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

“Nuk e di se çdo të bëjë opozita. A do të vijë, apo nuk do të vijë, të mbyllë biznesin që ka kaq vjet që u çan dërrasat shqiptarëve, duke u thënë që është biznesi i vëllait tim. Por këtë herë ne votat i kemi dhe s’kemi asnjë alibi. Në 31 dhjetor 2018, do t’u bëjmë dhuratën e shumëpritur shumë nënave e grave dhe prindërve që të dëshpëruar i luten Zotit t’u shpëtojë fëmijën nga kthetrat e bixhozit, por edhe atyre që vuajnë nga kjo sëmundje dhe që shpejt do ta kuptojnë dobinë e këtij ligji në jetën e tyre”, tha Rama. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera