Kallëzim i rremë për rastin “Xhisiela”, Basha merret në pyetje në Prokurori - Bota Sot
Kallëzim i rremë për rastin “Xhisiela”, Basha merret në pyetje në Prokurori

Shqipëria

Kallëzim i rremë për rastin “Xhisiela”, Basha merret në pyetje në Prokurori

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:29
Prokuria e shtetit në Tiranë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është marrë në pyetje, mesditën e sotme, në prokurorinë e Tiraënës pas denoncimit të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për “kallëzim të rremë” sa i përket çështjes “Xhisiela”.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Basha e cilësoi thirrjen e tij në Prokurori si një veprim për “t’i mbyllur gojën opozitës”.

“Kur regjimet e korruptuara dhe të inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar. Thirrja e kryetarit të opozitës për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal “, tha  Basha.

Kreu i Partisë Demokratike zhfrytëzoi këtë moment për të dhënë mesazhin se ai vetë dhe shqiptarët,  janë të vendosur për të larguar krimin nga politika. “As nuk trembemi, as nuk shantazhohemi as nuk impresionohemi nga makinacionet politike”, tha ai.

Më herët edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji është thirrur Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet për dosjen “Babalja”.

Deputeti është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera