Berisha: Janë vjedhur në Prokurori përgjimet e Fredi Alizotit

Shqipëria

Berisha: Janë vjedhur në Prokurori përgjimet e Fredi Alizotit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:08
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se janë zhdukur me urdhër të kryeministrit transkriptet me përgjimet e Fredi Alizotit.

Përmes një statusi në rrjetin social, Berisha shkruan se banda kriminale e kryeministrit ka vjedhur rreth 120 faqe transkripte të dëshmitarit të remmë Fred Alizoti, të cilas sipas Oficerit “dixhital” të policisë gjyqësore, implikonin një sërë zyrtarësh të lartë të qeverisë socialiste.

 Superskandal ne Prokurori!

Zhduken ne Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte te regjistrimeve te bisedave te deshmitarit te rreme Fred Alizoti, te cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt ne krimin e shemtuar te manipulimit te kallp dishmitarit, mafiozet Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu.

Faqet qe mungojne ne nr rendor te faqeve te transkriptuara jane vjedhur nga mercenare te bandes kriminale te qeverise per ti shpetuar ata nga demaskimi i plote i implikimit te tyre ne manipullimin e deshmitarit te rreme Alizoti.

Rikujtoj ketu se operacionet e vjedhjes se dosjeve te dokumentave top sekret madje edhe te gjithe serverit filluan me prokurorine e Durresit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye,krye,krye bandit i narkoshtetit.

Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e te pakten 120 faqeve te bisedave telefonike me Faqezi Drogen, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafen, te Fred Alizotit, deshmitarit te rreme dhe te burgosurit vullnetar te Edvinit, nuk ka asnje hetim dhe askush nuk e di nese ato jane vjedhur sapo kane dale nga serveri i prokurorise, sepse kane qene te shenuara gjate degjimit nga pergjuesi, apo ato u vodhen nga i keqshfrytezuari 40-41 vjeçari mercenar special i klikes kriminale ne pushtet.

Por pavaresisht nga vendi i krimit, kjo ngjarje e shemtuar eshte nje thirrje per te gjithe qytetaret e ketij vendi per te shporrur sa me pare kete klike kriminale, qe ka rikthyer farsat dhe proceset e kohrave me te zeza te policise sekrete hoxhiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat