Vrasja e trefishtë/ Basha mesazh Ramës nga Mati: Shkyçe gojën! Përdor fjalor harbut…. - Bota Sot
Vrasja e trefishtë/ Basha mesazh Ramës nga Mati: Shkyçe gojën! Përdor fjalor harbut….

Shqipëria

Vrasja e trefishtë/ Basha mesazh Ramës nga Mati: Shkyçe gojën! Përdor fjalor harbut….

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:45
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë sot në Mat. Ai ka ka vizituar familjarët e tre viktimave të sulmit të djeshëm me armë në fshatin Shëlli.  Tre punonjës të Bashkisë që ndodheshin në krye të detyrës, u vranë.  Basha ka parë në spital edhe të plagosurin e ngjarjes. Astrit Hanin që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kreu i PD iu ka shprehur ngushëllimet familjeve që humbën të dashurit. Ai i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurit.  Ndërsa në anën tjetër përshkroi një tablo të errët të gjendjes së vendit për shkak të krimit që sipas tij ka një model. Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të flasë për këtë tragjedi, të ngushëllojë familjet dhe t’i ofrojë qytetarëve siguri.

MESAZHI I BASHËS

Edhe një herë dua të shpreh ngushëllimet e mia për 3 familje matjane që kanë humbur të dashurit e tyre. Dy djem të rinj dhe një baba, bashkëshort  u vranë. U vranë në këtë ngjarje makabër në këtë masakët, ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte së bashku me kryetarin e Bashkisë së Matit, dhe deputetin Dhurata Çupi kemi qenë për ngushëllim tek familjet e viktimave. Kemi qenë për ngushëllim tek familje e Erzen Alisë, Mentor Hoxhës dhe Hamit Buçit.

Sapo kam vizituar edhe Astrit Hanin, i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet nën kujdesin e Mjekëve të spitalit të Burrelit. Dua ta falënderoj nga zemra për kujdesin që kanë treguar për të. Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët. Kjo tregon kapitullim total të shtetit përballë krimit. Kjo tregon gjendje e pasigurisë që mbretëron nga Shllija në qendër të Tiranës.

Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët dhe tregon kapitullimin total të shtetit për ballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë. Modeli nga i cili frymëzohen ngjarje të tilla kriminale është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një model i një qeverisje të përkushtuar, një qeverisje që kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo sot.

Thirrje Ramës

I bëj thirrje kryeministrit ta çkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë.  T’i ofrojë ngushëllime tre familjeve, familjarëve të kësaj masakre.  T’i ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë. Ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk mund të zëvendësojë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron dhe as të ofrojë ngushëllim për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit.

Por dua t’i siguroj ata sikundër qytetarët e gjithë Shqipërisë se për mua, PD-në dhe opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit nga forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve që nga kryefamiljarët, të moshuarit e veçanërisht fëmijët.

Lufta pa kompromis kundër krimit që po drogon fëmijët nëpër shkolla dhe po merr jetë të pafajshme nga mëngjesi deri në darkë është prioriteti ynë numë një. Ligji dhe rendi mund dhe do vendosen me dorë të hekurt por parakusht për këtë është që të kemi një qeveri e cila vjen jo si një rezultat i kompromisit me krimin por si vullnet i hekurt për ta luftuar krimin.

Edhe njëherë dua t’i ofroj ngushëllimet e mia tre familjeve, shërim të shpejtë të lënduarit zotit Hani dhe t’iu jap një mesazh kuraje dhe force qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë për betejën që do ta fitojmë së bashku për largimin e krimit nga politika, për largimin e krimit nga rrugët, nga sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atje ku ka vendin para drejtësisë, prapa hekurave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...