Basha në prokurori, Berisha: Akt hakmarrës primitiv i Ramës

Shqipëria

Basha në prokurori, Berisha: Akt hakmarrës primitiv i Ramës

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 08:33
Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha ditën e djeshme u thirr në prokurori për tu pyetur në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut, vajzës e cila është dhunuar nga ish- i dashuri i saj, djali i deputetit socialist të Fushë Krujës.

Pasi doli nga prokuroria Basha e cilësoi këtë si një akt hakmarrje nga ana e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po kërkon t’i mbyllë gojën opozitës.

I ashpër ishte edhe reagimi i ish- kryeministrit Sali Berisha.

 Ai e cilëson si një akt primitiv hakmarrës të Ramës për shkak se opozita i ka futur frikën.

Reagimi

Veprimet e sotme te Kallam Deshtakut, thirrje e fuqishme per popullin opozitar!

Te dashur miq, sot Kallam Deshtaku, ne nje akt hakmarres primitiv, thirri ne prokurorine e tij kreun e Partise Demokratike gjoja per llogari te Taulant Bego/Yaris.

Ne te vertet ai me kete akt deshmoi tmerrin, terrorin shpirteror te pasherim qe perjeton, i zhytur nga krimet, skandalet e brendshme dhe i damkosur tashme si i perçmuari nderkombetar.

Keshtu qe akti i tij i sotem, identik me ate te nje te mbyturi qe kapet per te shpetuar nga nje fije bari, deshmon qarte se kryetari i PD dhe opozita ne teresi i ka kallur daten atij daten, i ka futur friken gjer ne palce ndaj dhe kerkon te shpetoje me akte qe do ti kushtojne shume shpejte lekuren.

Akt i sotem i Kallam Deshtakut eshte nje thirrje per mbare popullin opozitar qe ta krrejme sa me pare kalbesiren, te ciles po i vjen ngordhja qe meriton. Sb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat