Çështja “Xhisiela”/ Kërkesa e beftë që bën Rexhep Rraja

Shqipëria

Çështja “Xhisiela”/ Kërkesa e beftë që bën Rexhep Rraja

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 11:41
Rexhep Rraja

Zbulohet treshja e gjyqtareve që do të shqyrtoje ankesën e bërë nga Rexhep Rraja. Pak ditë më patë  djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, apeloi masën e “arrest me burg”.

Trupa gjykuese do të kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku. Procesi gjyqësor pritet të mbahet ditën e mërkurë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës. Ndaj rij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. I riu akuzohet për  ‘përndjekjen’, ndaj  ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.

Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat