“Shpifja dënohet me burg”, Rama sqaron propozimin: Gjysmagjelat s’meritojne supë burgu, ata thjesht do …

Shqipëria

“Shpifja dënohet me burg”, Rama sqaron propozimin: Gjysmagjelat s’meritojne supë burgu, ata thjesht do …

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:10
Edi Rama

Pas reagimit që shkaktoi vendimi më i fundit i kryeministrit për paketën antishpifje, kreu i qeverise, Rama sqaron sot se shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE. Por, ndryshe nga të tjerët, Rama, thotë se shpifësit nuk do shkojnë pas hekurave, por do paguajnë gjobën.

“Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s’meritojnë as 1 supë burgu!”-shkruan Rama.

Reagimi i Rames

Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat