KE, shqiptarët konsumojnë më pak, investimet tkurren - Bota Sot
KE, shqiptarët konsumojnë më pak, investimet tkurren

Shqipëria

KE, shqiptarët konsumojnë më pak, investimet tkurren

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:36
Komisioni Europian

Investimet në Shqipëri nuk po njohin rritje, madje ato kanë shënuar tkurrje. Po ashtu, edhe konsumi ka shënuar dhe kredia janë raportuar me në me rënie, shenja këto që janë evidentohen, jo vetëm në raportet e fundit të INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, por edhe nga Komisioni Europian. Në raportin e fundit të publikuar, për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate për në BE, që kufizohet në 3-mujorin e tretë të këtij viti, KE analizon se përfundimi i projekteve të mëdha energjetike (TAP dhe DevollHydropower)  do të dobësojnë rritjen ekonomike dhe do të krijojnë një boshllëk gati të pazëvendësueshëm në fushën e investimeve.

 Ndërkohë, sipas raportit, rritja në pjesën e parë të vitit  është nxitur nga prodhimi i energjisë dhe industria përpunuese. Në analizën e KE-së,  PBB-ja reale në Shqipëri u rrit me 4.3% me bazë vjetore në tremujorin e dytë pasi u rrit me 4.5% në tre muajt e parë. Nga ana e kërkesës, rritja ishte kryesisht e nxitur nga konsumi i ekonomisë familjare, i cili e përforcoi ecurinë e saj të qëndrueshme në 3.3% në vit, mbështetur nga rritja e punësimit, inflacioni i moderuar dhe normat e ulëta të interesit. Formimi i kapitalit fiks, i cili ende përfitoi nga investimet e huaja direkte në sektorin energjetik në tremujorin e parë, u ngadalësua në 1.5% (rritje vjetore) nga 4.5%, që ishte në tremujorin e parë.

Konsumi
Komisioni Europian shenjon se konsumi në tremujorin e dytë u tkurr me 3.4% me bazë vjetore. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve vazhduan rimëkëmbjen e tyre në tremujorin e dytë me 3.9%, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën më ngadalë me 2% me bazë vjetore. Eksportet kanë rritur peshën në prodhimin e brendshëm bruto në 34.1%, ndërkohë që importet kanë rënë pak, por mbeten në nivelin e tyre të ngritur prej pothuajse 50% të PBB-së.

Nga ana e ofertës, prodhimi i energjisë dhe industria përpunuese kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e ekonomisë në periudhën e deritanishme të 2018-s. Ndërtimi u ngadalësua, po ashtu edhe sektori i shërbimeve, kryesisht për shkak të bazës së lartë krahasuese, ndërkohë që të dy sektorët vazhduan të kontribuonin pozitivisht në ecurinë ekonomike. Ndonëse rritja e punësimit u ngadalësua, norma e papunësisë vijoi rënien, duke arritur në 12.9%, më i ulëti nga viti 2012. Edhe papunësia tek të rinjtë vijoi rënien, nga 34% në 2015-n, në 22.6%, ndonëse mbetet në nivele të larta. Pagat e sektorit privat u rritën në shumë segmente, ndërsa rritja e pagës së sektorit publik i ngadalësua në 0.2%, pas rritjes së fortë në 2017 dhe tremujorin e parë 2018.

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua në 7% të PBB-së, nga 7.9% në tremujorin e parë, për shkak të ngadalësimit të importeve dhe rritjes së eksporteve. Huadhënia në sektorin privat mbetet e dobët, si rrjedhojë e kërkesës së ulët dhe shtrëngimit ë kushteve të kredive nga bankat huat me probleme u ulën, por me ritme më të ngadalta se në 2017-n, duke zbritur në 12.9% në gusht. Sistemi bankar po konsolidohet me dy bashkime që përfunduan në 2018 dhe numri i bankave nga 16 u reduktua në 14. Ekspozimi i sistemit bankar ndaj Turqisë është i ulët, me vetëm 6.6% të aseteve që janë të lidhura me kompanitë turke. Të ardhurat buxhetore u rritën me 3.1 % me bazë vjetore për 8-mujorin dhe u ndikuan negativisht nga zhvlerësimi i euros, sidomos TVSh dhe të ardhurat doganore.

Të ardhurat e ulëta nga TVSh dhe doganat u kompensuan nga të hyrat më të larta të sigurimeve shoqërore. Borxhi publik ra në 69.3 % të PBB-së në fund të qershorit, nga 70% që ishte në fund të 2017-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...