Ferruni: Menaxhimi i mbetjeve kërkon 200 mln euro investime

Shqipëria

Ferruni: Menaxhimi i mbetjeve kërkon 200 mln euro investime

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 08:02
Lavdosh Ferruni

Ambientalisti Lavdosh Ferruni tha se për menaxhimin e mbetjeve mungon vullneti politik. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se legjislacioni shqiptar e ka të përcaktuar qartë si mund të realizohet menaxhimi i mbetjeve. Ferruni u shpreh se për të realizuar menaxhimin e mbetjeve duhen të paktën 200 mln euro investime kapital.

Lavdosh Ferruni: Legjislacioni shqiptar e ka të qartë sesi duhen menaxhuar mbetjet në Shqipëri. Thjesht na mungon vullneti për të realizuar në mënyrën e duhur atë që ka bërë Europa dhe që Europa na e rekomandon dhe nëqoftëse zbatojmë këtë gjë dhe nga ana jonë si qeveri shqiptare kemi vullnetin e duhur që të investojmë në këtë sektor jetik. 

Nga studimet kërkon të paktën 200 milionë euro investime kapitale që shoqërohen me investime për menaxhimin në vite. Ky 200 milionsh duhet të orientohet në drejtimin e duhur, ku edhe qeveria ka elaboruar çështjen e riciklimit. Pra riciklimi është kollona kryesore e menaxhimit të mbetjeve. Duke ecur në këto shina ne shkojmë në drejtimin që po ecën BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat