Zbardhet biseda e përgjuar, çfarë i tha Xhisiela Maloku – Rexhep Rrajës

Shqipëria

Zbardhet biseda e përgjuar, çfarë i tha Xhisiela Maloku – Rexhep Rrajës

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 08:25
Xhisiela Maloku

Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS në Krujë, Rahman Rraja.

Çështja penale kundër tij tashmë është përfunduar dhe Rraja, do përballet në gjykatë me akuzën e “Përndjekjes”, ku rrezikon të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

Media mëson se vendimi për dërgimin e Rexhep Rrajës është marë në 4 tetor 2018 nga prokurorja e Krujës Mirela Kapo (Kostaqi), e cila gjatë kësaj kohe ka administruar të gjithë hetimin, duke kryer pjesën më të madhe të veprimeve hetimore vetë dhe pa ndikimin e asnjë oficeri të policisë së Krujës dhe Fushë-Krujës. 

Bisedat e përgjuara në prokurori e Krujës

Ndër provat-fakte që prokurorja e çështjes i ka dërguar gjykatës së Krujës është dhe përgjimi ambjental që ka kryer në ambjentet e prokurorisë mes dy protagonsitëve të kësaj çështje, të pandehurit Rrexhep Rraja dhe të dëmtuarës Xhisiela Maloku. Përgjimi është kryer fill pas përfundimit të seancës së ballafaqimit të këtyre dy personave, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin përpara prokurorëve. Në këto kushte të tensionuara është vendosur që Maloku dhe Rraja të futen në një zyrë që të qetësoheshin dhe pikërisht aty janë përgjuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat