“Nëse opozita ulet me Kryeministrin, Balla është i pari që e ha, nga Rama vetë”

Shqipëria

“Nëse opozita ulet me Kryeministrin, Balla është i pari që e ha, nga Rama vetë”

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 08:31
Manjani

Në emisionin ‘Kjo Javë’ ish-ministri Manjani u shpreh se kryeministri është sot nervoz, pasi nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën dhe parlamentin e ka bosh.

“Rama ka një nervozitet këto kohët e fundit. Nervozitet që i vjen nga fakti që nuk po gjen dot mekanizmin për të parë opozitën. Ai sot është në krye të qeverisë, edhe pse sot nuk e ka shumicën e votave të shqiptarëve, pikërisht se përçau opozitën”, tha Manjani, ndërsa shtoi se sot opozita gjithnjë e më shumë po bëhet solide.

“Opozita ka ende punë për të bërë, duhet racionalizuar mirë jo vetëm reagimi opozitar por edhe përgatitja për të qeveris nesër. Në këtë nervozitet Rama hedh shashka. Unë mendoj se me këtë qeveri nuk ka asnjë arsye për tu ulur, po e zëmë se për një moment të caktuar opozita ulet me Ramën, Taulant Balla është i parë që e ha, nga Rama vetë. Fatmir Xhafaj, nuk e shtyn dot më, jo vetëm për arsye të brendshme por edhe për arsye ndërkombëtare, ka ardhur edhe memoja e Fatmirit e di ai shumë mirë, siç erdhi për Saimirin. 

Dhe hedh karrema për opozitën, po ju jap KLSH, po ju jap SHIK-un, përpiqet për të futur opozitën te logjika e pazarit politik, dhe nëse partitë e opozitës së sotme bien në këtë logjikë do bëjnë gabimin më të rëndë të mundshëm dhe do jetë me pasoja shumë të rënda për demokracinë në Shqipëri. Kjo opozitë kështu si e ka nisur duhet ta bitisi e bashkuar, pa asnjë kontakt me Edi Ramën, asnjë kontakt me këtë parlament. Me djegie pa djegie mandatesh këto janë teknikalitete pa vlere”, theksoi më tej Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat