Familja e komandos të akuzuar për vrasjen në ish- Bllok thyen heshtjen

Shqipëria

Familja e komandos të akuzuar për vrasjen në ish- Bllok thyen heshtjen

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:59
Mevjol Bilo

Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë. Vrasja në bllok është parë nga një tjetër këndvështrim nga psikologia Ervisa Lula dhe i ftuari sociologu i njohur Ergys Mërtiri.

Këngëtarja Elvana Gjata u etiketua nga media si “molla e sherrit” duke u vënë në qendër të kësaj historie. Komentues të shumtë kanë fyer rëndë këngëtaren madje disa kanë shkuar deri atje sa e kanë akuzuar se po jep një model të gabuar tek ndjekësit e saj.

2 ekspertët kanë analizuar këtë sjellje agresive të shoqërisë e cila më së shumti i keqtrajton vajzat dhe njerëzit e dobët, madje sociologu Mërtiri e ka etiketuar si një sjellje perverse. Gjatë bisedës është sjellë në vëmendje figura e komandos Mevjol Bilo, babai i 2 fëmijëve ndodhet në arrati ndërsa mediat thonë se ai ka qenë personi i cili ka qëlluar më armë dhe ka vrarë Fabian Gaxhën.

Për herë të parë është sjellë një dëshmi mbi gjendjen e familjarëve të komandos. Psikologia Lula pas bisedave të bëra me familjarë të tij thotë se bashkëshortja dhe dy fëmijët janë në gjendje shoku, ndërkohë që nuk arrijnë të besojnë atë që ka ndodhur. Sipas familjes, Bilo ka qenë përherë një baba dhe një njeri i dashur dhe profili i vrasësit i dhënë në media për ta është i pabesueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat