I dënuar për vrasjen e “Mirit të Xhikes”, apeli rrëzon kërkesën e Lavdërim Tufës

Shqipëria

I dënuar për vrasjen e “Mirit të Xhikes”, apeli rrëzon kërkesën e Lavdërim Tufës

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:21
Lavdërim Tufa

Ashtu sikurse shkalla e parë, edhe Apeli për Krime të Rënda vendosi të kycë në qeli Lavdërim Tufën, ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për akuzën e gjobëvënies në dëm të pronarit të një fasonerie.

Në vendimin e gjykatës që disponon News 24 zbardhen të gjitha rrethanat e ngjarjes, provat e faktet, që mbajnë prapa hekurave ish të dënuarin për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes.

Në dokumentin zyrtar thuhet se Tufa, i vuri gjobë 90 mijë euro, administorit të kompanisë private, që ndodhet në rrugën Siri Kodra. Në dokumentin zyrtar thuhet se i dyshuari kishte kontakte me shtetasin italian Emanuele Pinuccio, i njohur me nofkën Pino. Ky i fundit ishte në marrëdhënie biznesi me pronarin e fasonerisë, të cilit i kishte sjellë 30 makineri.

Administratori i kompanisë ka sqaruar përpara hetuesve se një pjesë e makinerive nuk ishin përdorur fare dhe se ai nuk kishte patur punë, pasi personat që kishte sjellë Pino nga Italia nuk ishin të rregullt dhe bashkëpunimimi me ta ishte i pamundur. Në të tilla kushte, ai pretendon se biznesit të tij i ishte shkaktuar një dëm prej afro 100 mijë eurosh.

Pavarësisht kësaj, pronari i fasonerisë këmbëngul se përgjatë një viti e gjysmë i ka dorëzuar italianit shuma të ndryshme parash dhe për vlerën e palikujduar, kishin rënë në marrëveshje që të kthente mbrapsht makineritë.

Në këtë moment, nisin problemet për të, pasi Lavdërim Tufa e kërcënonte që ti paguante shumën prej 90 mijë eurosh, me pretendimin se ja kishte borxh italianit Pino.

Për të realuizuar qëllimin e tij, ish i dënuari kishte shkuar edhe në ambjentet e jashtme të biznesit, e madje personat që e shoqëronin kishin goditur një nga rojet.

Pas arrestimit të Tufës, në kërkim u shpall italiani Emanuele Pinuccio dhe një person tjetër.

I përfshirë në këtë histori, është edhe një polic i burgjeve, lidhje shoqërore e Tufës, i cili po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat