A ka më budalla, që e beson Ramën për kumarin?!

Shqipëria

A ka më budalla, që e beson Ramën për kumarin?!

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 09:02
Petrit Vasili

Sot Kryeministri bën llap-llap për kumarin pas plot 6 vjetësh dhe ja se ç'broçkollit: "Mos u lodhni kot, bastet s’i shpëtoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online, do të vdesin për Vit të Ri".

Në 2013, kur filloi operacioni i policisë ‘Fundi i Marrëzisë’, po ky kryeministër bënte llap-llap dhe broçkolliste prapë se “askush nuk do të ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.” Dhe shqiptarët, që sipas këtij mashtruesit nuk do të linin asnje qindarkë, linin plot 135 milionë euro në vit dhe pikat, nga 928 copë, vajtën në 4200.

Po a ka më ndonje budalla, që i beson më këtij ordineri, që gënjeshtrën e ka oksigjen, e ka bukë, e ka nënë, e ka babë?! Kush e beson këtë, ose e ka lënë mendja krejt, ose ka ngrënë gjëkundi të vjellat e këtij dhe vjell gjithë jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat