‘Dëshmia e Alizotit’, Basha-prokurorëve: Nxirrni urdhër-arrest për Ardi Veliun, hiqini imunitetin…

Shqipëria

‘Dëshmia e Alizotit’, Basha-prokurorëve: Nxirrni urdhër-arrest për Ardi Veliun, hiqini imunitetin…

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:19
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat i ka kërkuar prokurorisë që të lëshojë urdhërarrestin për Ardi Veliun dhe drejtuesin e policisë së Fierit, lidhur me dëshminë e Fredi Alizotit për çështjen “Babale”.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Mos-hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda, për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shëbëtorët e tyre në prokurori do të mbajnë përgjegjësi. Ata që mendojnë se do bëjnë krime dhe do i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë sot fund. 

Asgjë nuk do i shpëtojë ata nga manipulimi që po i bëjnë drejtësisë për të mbajtur pushtetin e lidhur me krimin. Detyra juaj duhet të jetë mbrojtja e Kushtetutës, ju bëj thirrje burrave dhe grave në prokurori që të nxjerrin urdhër arrest për Ardi Veliun dhe drejtuesin e Policisë së Fierit. Po ashtu i bëj thirrje Markut dhe Prelës që të urdhërojnë menjëherë heqjen e imunitetit për Taulant Ballën, për shkak se kanë detyruar një dëshmitar të rremë të gënjejë në atë që thotë. 

Ju bëj thirrje policëve të ndershëm që të mos ulin kokën kur Edi Rama shan dhe ofendon ata që denoncojnë krimin. Ju bëj thirrje gazetarëve që të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit, Ju bëj thirrje dhe socialistëve të ndershëm që të distancohen nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Organizata kriminale ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat