Opozita braktis mbledhjen në Bruksel, Pollo: Turp për ne, po e patëm Ballën në delegacion

Shqipëria

Opozita braktis mbledhjen në Bruksel, Pollo: Turp për ne, po e patëm Ballën në delegacion

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:51
Foto

Ne Bruksel, ka nisur mbledhja e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE. NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo kerkoi fjalën në emër të opozitës që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla, i akuzuar “për lidhje me krimin e organizuar”.

“Është e padenjë që Balla të jetë Bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium, turppër maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi!  Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”, tha Pollo. Me pas perfaqesuesite  opozites jane larguar nga mbledhja.

Pak dite me pare, opozita kerkoi permes nje letre drejtuar Gramoz Rucit, qe te zevendesonte Taulant Ballen ne delegacionin parlamentar per integrimin me argumentin se, “ai eshte i lidhur me krimin”

Me heret, Balla komentoi ne Facebook: “Lulzim tërhiqe urdhrin për rrëmujë që u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në PE. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pak kuintave “me anonime” e bën përditë. Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat