Eva Murati i përvishet Ramës: S’keni turp! Na tregoni gishtin e mesit

Shqipëria

Eva Murati i përvishet Ramës: S’keni turp! Na tregoni gishtin e mesit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 19:44
Edi Rama, Eva Murati

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar mbrëmjen e djeshme lidhur me mbylljen e pikave të basteve. Ai deklaroi se kjo gjë nuk bëhet aspak për të krijuar një monopol online të këtyre basteve. Në reagimin e tij, ndër të tjera vihet re edhe një ikonë e gishtit të mesit.

Është moderatorja Eva Murati, e cila teksa poston statusin e Edi Ramës, shkruan se kryeministri duhet të jetë një shembull, e jo një faqe humori që përdor këto simbole.

“Edi Rama je kryeministër, presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur.! Këtë simbolin nuk na e dërgon një faqe humori, na e dërgon kryeministri ynë, KRYEMINISTRI. TURP!”

Në vendimin e qeverisë thuhet se nga 1 janari do të mbyllen të gjitha pikat e basteve sportive.

Ndërsa vlen të kujtojmë se Eva Murati është në një lidhje me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Lidhja mes moderatores dhe Genar Topallit është komentuar gjerë në media. Nuk dihet nëse çifti është akoma bashkë apo është ndarë, pasi në media ekziston një tymnajë me lajme dhe aludime.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat