Pas sherrit në sallën e Parlamentit Europian, deputetët e PD dhe PS drekuan së bashku

Shqipëria

Pas sherrit në sallën e Parlamentit Europian, deputetët e PD dhe PS drekuan së bashku

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 07:01
Foto

“Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve.”

Kështu u shpreh eurodeputetja e Parlamentit Europian, Monica Macovei, e revoltuar me deputetët e PD-së, të cilët e kthyen sallën e PE-së në një arenë për betejën e tyre politike dhe më pas kërcitën e ikën, duke bojkotuar Kuvendin.

Por para se të iknin, ata kanë ngrënë një drekë të mirë në Bruksel, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e PS-së.

Taulant Balla madje ka mbajtur edhe një fjalim.

“Nese opozita ishte kunder ardhjes se Taulant Balles ne EU parlament dhe perfaqesimit te tij si kryetar i komitetit AL-EU-AL, duhet te ishte ngritur e larguar kur Taulanti mori fjalen gjate drekes dhe mbajti nje fjale plote mesazhe mbi te ardhmen europiane te vendit tone.

Apo, i kishte keputur uria dhe thane, jemi qe jemi, hame pak se nuk i dihet darkes dhe e shtyme bojkotin per ne salle”, shkruan deputeti socialist Fate Velaj, që ka postuar edhe disa foto.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat