Artan Shyti debat me pastorin Pano: Kush është më e rrezikshme, basti apo pedofilia me fëmijët?

Shqipëria

Artan Shyti debat me pastorin Pano: Kush është më e rrezikshme, basti apo pedofilia me fëmijët?

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 07:23
Artan Shyti debat me pastorin Pano

Tema për bixhozin është debatuar ashpër në emisionin ‘Opinion’, kryesisht midis pastorit Akil Pano dhe kreut të Shoqatës së Basteve, Artan Shyti.

Gjatë kohës që pastori po fliste për efektet negative të bixhozit në familjen shqiptare, Shyti e ka provokuar me temën e pedofilisë në kishat në vende të ndryshme të botës.

“Kam një pyetje shumë provokative, por që nuk lidhet direkt me ju. Kush është më e rrezikshme, basti apo pedofilia me fëmijët? Çfarë bëni ju kur ndodhin ato që kanë ndodhur? I mbyllni kishat dhe dilni faleni ‘online’ apo i pastroni kishat që kanë këto probleme?”, iu drejtua Shyti pastorit.

Ky krahasim nuk është pritur mirë nga Akil Pano i cili u drejtua Shytit: “Do mbetesh pa punë kur të hyjë në fuqi ligji, ku e ke problemin?”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se deri më 1 janar të 2019-ës, në zonat e banuara do të jenë mbyllur të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat