Sulmoi kunatin dhe kundërshtoi policin, arrestohet 59-vjeçari

Shqipëria

Sulmoi kunatin dhe kundërshtoi policin, arrestohet 59-vjeçari

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 09:04
Policia e Tiranes

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e tij në Babrru-Kodër.

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatin e tij.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në banesën e tij në Babrru-Kodër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dje u prangos shtetasi me inicialet M.K., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatit, shtetasit me inicialet R.T., 59 vjeç.

Ndërkohë, 59-vjeçari nuk e ka lënë me kaq, pasi gjatë shoqërimit ka kundërshtuar edhe punonjësin e policisë së rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat