Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një mesazh të ardhur nga një mik i Shqipërisë në Parlamentin Evropian.
Sipas këtij mesazhi nuk është pritur mirë nga ndërkombëtarët bojkoti i opozitës ditën e djeshme në takimin e komitetit të 13-të të MSA-së mes BE-së dhe Shqipërisë.
Rama shkruan në Twitter:
“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”
Drejtuesja e delegacionit europian, Monika Makovei kritikoi dje përfaqësuesit e opozitës për bojkotin, ndërsa raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ftoi opozitën të paraqesin prova në prokurori.