‘Përgjime të reja, si Taulant Balla dhe Veliu fabrikuan dëshmitarin e rremë’

Shqipëria

‘Përgjime të reja, si Taulant Balla dhe Veliu fabrikuan dëshmitarin e rremë’

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:10
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka bërë publike sot prova të reja kundër Taulant Ballës, Ardi Veliut, Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës për krijimin e dëshmitarit të rremë, Fredi Alizoti.

Në një deklaratë për mediat, Salianji ka bërë publike përgjime të reja që faktojnë fabrikimin e dëshmitarit të rremë.

Pjesë nga deklarata e Ervin Salianjit:

Provat që sajuan një dëshmitar të rremë janë të pakundërshtueshme.

Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë e figurë çdo shqiptar, përfshirë edhe Prokuroria, që i ka në fashikullin e plotë.

Ato faktojnë përfshijnë e Taulan Ballës dhe Ardi Veliut në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Sot po publikojmë dokumentet që tre ditë para se të dilte aktori i Ramës, ai bën këtë bisedë:

Citoj: Më është afruar një gjë e mirë nga ana tjetër.

Më poshtë Alizoti bën pohimin shkatërrues.

Në përgjimin tjetër ai thotë se më mirë bëj një vit burg e të marr ato që më janë afruar sesa të rri kështu. Pra në çdo rast ai provon se është dëshmi e rreme.

Po kështu, pas rekrutimit zyrtarisht të Alizotit, Veliu thotë:

Çfarë lidhje ke ti me këto punë, kur nuk ke lidhje?

Këto prova janë mjaft për ta arrestuar Ardi Veliun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat