60 vjetori i Shqipërisë në UNESCO me 6 pasuritë e trashëgimisë botërore

Shqipëria

60 vjetori i Shqipërisë në UNESCO me 6 pasuritë e trashëgimisë botërore

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 08:46
Parku i Butrintit

Me 6 pasuritë e trashëgimisë botërore, Shqipëria shënon 60 vjetorin e anëtarësimit të saj në UNESCO.

Nga Parku i Butrintit deri tek Liqeni i Pogradecit, mrekullitë natyrore, kulturore e historike shqiptare cilësohen si margaritar në gjerdanin e trashëgimisë botërore.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi me pamje nga 6 pasuritë Shqiptare në UNESCO, teksa pritet që në 2019 të regjistrohet edhe të 7-n.

“MIRËMËNGJES,  dhe ju uroj një ditë të mbarë me pamjet nga 6 pasuritë e trashëgimisë botërore që Shqipëria shënon këtë 60 vjetor të anëtarësimit të saj në UNESCO, teksa po regjistrojmë edhe të 7-n, isopolifoninë shqiptare”, shkruan Rama.

Shqipëria ka natyrë të mrekullueshme, histori të pasur dhe kulturë autentike, çfarë e bëjnë atë një vend të admiruar nga turistët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat