Çështja Xhisela/ Sot Rexhep Rraja kërkon lirinë në Apel

Shqipëria

Çështja Xhisela/ Sot Rexhep Rraja kërkon lirinë në Apel

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:14
Rexhep Rraja

Ditën e sotme, djali i deputetit socialist, Rrahman Rrajas, do të dalë parë Gjykatës së Apelit të Tiranës. Rexhep Rraja do të kërkojë sot lirimin nga paraburgimi.

Seanca do të zhvillohet rreth orës 10.30 dhe do të jetë gjyqtarja Shpresa Becaj ajo që do të shqyrtoj kërkesën e 24-vjeçarit Rraja, ku ky i fundit pretendon lirimin.

Kujtojmë se Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018 dhe mbi të rëndon akuza e përndjekjes ndaj ish të dashurës, shtetases Xhisela Maloku.

Por kjo e fundit deklaroi se akuzat ndaj 24-vjeçarit i ngriti për shkak të xhelozisë dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat