Meta: Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet me një thes me miell - Bota Sot
Meta: Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet me një thes me miell

Shqipëria

Meta: Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet me një thes me miell

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:51
Presidenti Ilir Meta ka vizituar një fabrikë ku janë të punësuara mbi 100 vajza të reja.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, Presidenti Ilir Meta ka vizituar një fabrikë ku janë të punësuara mbi 100 vajza të reja.

Në fjalën e tij Presidenti Meta vuri në dukje se Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë duhet të na shërbejë si një reflektim dhe “kambanë alarmi” për të gjithë, për më shumë përpjekje në luftën kundër kësaj plage të madhe të njerëzimit dhe shoqërisë tonë moderne.

Më tej ai theksoi se mbështetja e këtij sektori është zgjidhje për të luftuar varfërinë dhe për t’i larguar shqiptarët nga veset e këqija.

“Duhet të mendojmë të gjithë në këtë drejtim. Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna. Ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë” tha ai.

Në këtë linjë, Presidenti Meta vijoi duke theksuar se natyrisht që çdo kontribut apo bamirësi është pozitive, por rruga e sigurt dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës. Pasi “Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell”, u shpreh ai.

“E ardhmja e Shqipërisë janë këto aktivitete, janë shërbimet, por në mënyrë të veçantë janë turizmi, bujqësia dhe agro-turizmi”- theksoi Presidenti i Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...