Rama zhduk qendrën historike të Tiranës nga zona e mbrojtur, e bën gati për pallate

Shqipëria

Rama zhduk qendrën historike të Tiranës nga zona e mbrojtur, e bën gati për pallate

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:09
Edi Rama

Babëzia e qeverisë nuk ka të ndalur.

Me vendim qeverie Edi Rama ka vendosur që të hequr të gjithë qendrën historit të Tiranës nga zonat e mbrojtura.

Vendimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare të botuar së fundmi.

Të gjitha zonat e mbrojtura në Tiranë Rama i ka hequr nga ligji dhe i ka bërë gati për oligarkët e tij për të ndërtuar pallate.

Një vendim i fshehtë dhe skandaloz ky i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, ku zhduk të gjithë trashigminë e Tiranës.

Plani i ri përcakton komplet një vijë tjetër të zonave të mbrojtura e mesa duket, të mbrojtura na kanë mbetur vetëm sheshet.

Dokumentet janë bërë publike nga zedhenesja e PD, Ina Zhupa, e cila akuzone qeverine dhe bashkise se po ben gati skemen per ndertime.

Referuar vendimit të datës 3. 10. 2018, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Deklarimin e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas hartës së zonifikimit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat