Rama bën publike sa do rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe ushtarakët

Shqipëria

Rama bën publike sa do rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe ushtarakët

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, është shprehur se buxheti i vitit 2019 do të jetë më i madhi, ndërsa ka shpalosur edhe objektivat e qeverisë duke nisur nga rritja e pagave. 

Rama tha se nga data 1 prill e vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%.

“Buxheti i 2019 është i gjashti që do aprovohet me propozim të qeverisë socialiste, kujtoj se në buxhetin e parë kishim detyrimin të përballeshim me shlyerjen e një stoku të konsiderueshëm borxhi të papaguar të qeverisë së mëparshme dhe kërcënimin e një kolapsi. Ky do të jetë buxheti më i madh. Këtë vit do të hyjë për herë të parë ceku i bebes. Dua të sqaroj edhe njëherë nëse janë binjakë apo trinjakë.

Për të gjitha rastet e binjakëve të dy marrin si të dytë dhe trinjakët si të tretë. Kështu që me jetë të gjatë dhe forca. Do të bëjmë edhe një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli, të gjitha kategoritë, qëllon një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar që kemi pasur disa zhvillime pozitive, kështu ka qenë për rritjen e pagave. Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët.  Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje edhe për ushtarakët.

Buxheti i ri do të mbështesë një numër politikash të reja. Ka një hap për financimin e projektit të diasporës. Presim avancimin me kodin zgjedhor për sanksionimin e votës së emigrantëve. Investimet në infrastrukturë janë gjysmë miliard, rrugë kombëtare, ujësjellësa dhe rehabilitimin e rrjetit. Rindërtim të të gjithë rrjetit të qendrave shëndetësore, që do të jenë 100 për vitin tjetër dhe projekte të reja për spitale.

Buxheti i ri do të mbështesë ndërmarrjet sociale, do të jetë paketa shëndetësore në ndihmë të familjeve në nevojë. Një numër barnash të reja të domosdoshme do të përfshihen në sistemin e ilaçeve të rimbursueshme. Do të mbështet më tej politika e teksteve falas për ciklin e ulët. Fokus i veçantë tek transporti i nxënësve nëse e kanë shkollën  me larg se 2 km, dhe për mësuesit që e kanë më shumë se 5 km larg shkollës. Ecim me synimin që të kemi 100 klasa mësimore dixhilate çdo vit.
Është pozitive që konsolidojmë pozicionin në raport me fermerët, besojmë tek një imapakt të drejtpërdrejt me një qasje të orientuar drejt produktivitetit”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat